Fjalë Kyçe

Akuzat për ngacmime seksuale, protestuesit bllokojnë derën e objektit të Rektoratit – ndërhyn policia

Akuzat për ngacmime seksuale, protestuesit bllokojnë derën e objektit të Rektoratit – ndërhyn policia

Protestuesit e kanë bllokuar derën e objektit të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, pasi Këshilli i Etikës në mbledhjen e së mërkurës nuk mori ndonjë vendim në lidhje me denoncimet e studenteve ndaj profesorit Xhevat Krasniqi për ngacmim seksual.

Dhjetëra protestues kanë kërkuar që të merret vendim për përjashtimin e profesorit Xhevat Krasniqi.

Ata kanë thënë se do të jenë para dyerve të Rektoratit sa herë që Këshilli i Etikës mban mbledhje duke kërkuar përjashtimin e Krasniqit, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Në një moment, policia ka intervenuar duke larguar protestuesit jashtë objektit.

27 studente të Fakultetit të Mjekësisë e kanë denoncuar profesorin Xhevat Krasniqi për dyshime për ngacmim seksual