Komuna e Gjilanit ka marr vendim që t’i subvencionojë lindjet.
Në njoftimin e Komunës thuhet se për herë të dytë Komuna e Gjilanit ka vendosur të mbështesë nënat lehona për fëmijët e lindur gjatë këtij viti.
Sipas njoftimit mbështetja do të bëhet për të gjithë fëmijët që lindin gjatë këtij viti.
Lindja e parë thuhet se do të subvencionohet me 100 euro, e dyta me 200, e treta me 300 euro, e katërta me 400 euro dhe lindja e pestë me 500 euro.
Aplikimi mund të bëhet gjatë tërë vitit.