Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në magjistralen Ferizaj-Prishtinës, saktësisht në fshatin Babush ka hasur në një shofer i cili po voziste veturën me afat të skaduar të regjistrimit.
Policia ka shqiptuar gjobë me 200 euro dhe ia ka konfiskuar veturën.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacion, të mos drejtojnë automjetet e tyre më afat të skaduar të regjistrimit , ndërsa ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.