Të shtëna me armë zjarri afër një pompe derivatesh janë konfirmuar nga Policia të enjten mbrëma.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka thënë se të dhënat e deritanishme tregojnë se nuk ka asnjë të lënduar.
“Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në afërsi të një pompe derivatesh, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast nuk ka ndonjë person të lënduar”, ka thënë ajo.
Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që një person është kapur nga Policia nën dyshimin për përfshirje në këtë rast.