Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, është liruar nga autoritetet serbe, pas ndalesës që iu bë një ditë më parë në kufi.
Këtë e ka konfirmuar ambasadori i Kosovës në Beograd, Jetish Jashari për Ministrinë e Jashtme të Kosovës.
”MPJD njofton opinionin e gjerë publik se përfaqësuesi i zyrës së Republikës së Kosovës në Serbi, ambasadori Jetish Jashari, ka konfirmuar se zëvendësdrejtorit i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, sapo është liruar dhe ndodhet rrugës për në Kosovë.
Në vijim do të njoftoheni për më shumë detaje”.