Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka gjobitur dy persona, të cilët po drejtonin motoçikletat e tyre pa dokumentacion të rregullt.
Njëri ndër ta ishte i mitur, ku iu është inicuar një fletëparaqitje për gjykatë, ndërsa tjetrit iu shqiptuar gjoba prej 700 eurove, tri pikë negative dhe tre muaj masë mbrojtëse.
“Ndaj personit V.R ( M/K) i moshës 25 vjeçar policia i ka shqiptuar një gjobë për kundërvajtje prej shtatëqind (700) euro, tri (3) pikë negative dhe tre (3) muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit dhe i konfiskoi motoçikletën, sepse po drejtonte motoçikletën pa kategori përkatëse dhe pa regjistrim, ndërsa ndaj personit F.M (M/K) i moshës 16 vjeçar policia inicoi një fletëparaqitje për gjykatë, sepse po drejtonte motoçikletën pa patentë shoferi dhe pa regjistrim”, thuhet në njoftimin e policisë.