Një grua në Fushë-Kosovë ndihet e kërcënuar nga ish-bashkëshorti, e raporton në Polici
Një grua e ka raportuar ish-bashkëshortin e saj në Polici, pasi është ndjerë e kërcënuar nga ai.
I dyshuari është arrestuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.
“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar Policinë se ndihet e kërcënuar nga ish-bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.