Deputeti i Parlamentit të Bosnjë dhe Hercegovinës, Sasha Magazinoviq, i cili është edhe kryesues i delegacionit të BiH në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës pasi ka votuar pro Kosovës ka marr kërcënime përmes rrjeteve sociale.
Këtë e ka bërë të ditur vetë deputeti Magazinoviq ditë më parë përmes një postimi në X.
“Po ndaj me ju disa nga përmbajtjet që më janë dërguar këto ditë… Ata duan vdekjen, sëmundjen, kanë ide mizore se çfarë duhet të ndodhë me atë që urrejnë.
Në këtë rast të veçantë – unë. Njerëzit me të cilët ndajmë hapësirën tonë të jetesës, ecim pranë, pimë kafe, janë plot urrejtje dhe shkatërrim…”, shkruan ai, gjeras ka bashkëngjitur disa nga kërcënimet që ka marr.
Ai më tej thotë se fakti që ata përmes komenteve kanë kërcënuar nuk është garanci se gjërat do të përfundojnë me kaq.
Ndërkaq, mediat në Bosnjë kanë njoftuar se ndër personat që kanë shkruar në rrjetet sociale e që kanë kërcënuar deputetin Magazinoviq është edhe vajza e presidentit të Republika “Srpskas”, Millorad Dodik.
Ajo e ka quajtur tradhtar deputetin boshnjak, gjersa ka kërkuar që t’i ndalohet hyrja në Serbi.