Dy persona kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë zjarri, mbrëmë në orët e vona në Ferizaj.
Të plagosur janë jashtë rrezikut për jetë, derisa të njëjtit janë plagosur me armë në këmbë.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Major Qazim Reka, gjendja e tyre është stabile.
Reka ka bërë të ditur se lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, derisa një tjetër është ende në kërkim.
“Ju njoftojmë se në ora 23:45 ka ndodhur një plagosje të dy personave në rrugën ’12 qershori’ afër kafiteris ‘Tempulli’. Janë marrë të gjitha veprimet policore, personat e plagosur janë dërguar në emergjencë në Ferizaj. Një herë sipas mjekut kujdestar, janë jashtë rrezikut për jetë, janë plagosur në këmbë”, tha ai.