Ka ndërruar jetë veprimtari dhe politikani i njohur, Ali Lajçi. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjetin social Facebook.
Lajçi, 69-vjeçar, nga viti 2001 deri në vitin 2007 ka qenë kryetar i komunës së Pejës, derisa më pas ishte edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, fillimisht si pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës e më pas edhe si pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje. Ali Lajçi ishte i dënuar politik nga regjimi i Serbisë, si një ndër protagonistët kryesor të demonstratave të vitit 1981. Ai ishte dënuar me 15 vite burg.