Fjalë Kyçe

Fanol Shala thyen rekord botëror në paragllajdizëm në Turqi

Fanol Shala thyen rekord botëror në paragllajdizëm në Turqi

Paragllajdisti Fanol Shala, nga Klubi aerounatik Shqiponjat e Kastriotit ne Alania te Turqise; Foto: Komuna e Obiliqit;

Paragllajdisti Fanol Shala, nga Klubi aerounatik “Shqiponjat e Kastriotit”, ka arritur rezultat të jashtëzakonshëm në Kupën e Botës (seria e dytë) disiplina paragllajding precizion, të mbajtur në Alania të Turqisë.

Në njoftimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Obiliqit thuhet se Fanoli u rendit i dyti nga 82 garues, me gjashtë pikë në total, por ajo që e veçoi më shumë ishte rekordi botëror.

“Fanoli pati gjashtë ulje radhazi me rezultat 1 cm (total 6 cm), duke thyer rekordin botëror, të konfirmuar pas garës edhe nga Federata Ndërkombëtare e Aeronautikës. Fanol Shala, është shembulli më i mirë se si mundi dhe përkushtimi kurorëzohen me sukses kaq të madh! Fanoli ashtu si në luftë ashtu dhe në paqe dëshmon se fitorja arrihet nga ai që beson e lufton për të”, thuhet në njoftim.