Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës (SBASHK) ka nisur protestën me kërkesa ndaj qeverisë në ditën e punëtorëve.
“Kërkojmë të ngritët vlera e koeficientit”, “Duam dialog social”, “Qeveri respekto pensionistët”, janë disa nga pankartat që kanë mbajtur në duar protestuesit.
Protestës i është bashkuar edhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi dhe kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) Atdhe Hykolli.
Marshi ka nisur nga Biblioteka Kombëtare në drejtim të Ministrisë së Arsimit, duke përfunduar para objektit të qeverisë.