Një person është therur me thikë në fshatin Orllan të Podujevës më 01.05.2024 rreth orës 19:00.I njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 19:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në fshatin Orllan të Podujevës. Në këtë rast nga një mjet i mprehtë (thikë) është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti” – tha ajo.
Ahmeti tha se aktualisht Policia është duke intervistuar tre persona të dyshuar si të përfshirë në rast.