Një person është gjetur pa shenja jete të enjten pasdite në Doblibarë të Gjakovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Shermet Elezaj, ka thënë se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksiob.
“Rreth orës 16:30 është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në vendbanimin e tij në fshatin Doblibarë-Gjakovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë ai. “Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”.