Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi kanë marrë vëmendje gjatë një dalje që kanë pasur në Nju Jork.
Dyshja u fotografuan të veshur me shumë stil. Rita Ora ishte veshur me një xhaketë dhe pantallona lëkure të kuqe. Ajo u fotografua në Nju Jork të premten derisa po dilte për drekë me bashkëshortin e saj Taika Waititi.
Këngëtarja 33-vjeçare ka mahnitur me veshjen të cilën e ka shoqëruar me geta të zeza të tejdukshme dhe çizme të zeza deri në gjunjë, shkruan Daily Mail.
Derisa, bashkëshorti i saj Taika, kishte veshur një bluzë të zezë, xhinse të errëta dhe një palë patika të bardha.