Fjalë Kyçe

Vetëflijimi i nënës me tre fëmijët në lumin Bunë, ditë e trishtueshme në shkollën e dy vajzave të gjetura pa jetë

Vetëflijimi i nënës me tre fëmijët në lumin Bunë, ditë e trishtueshme në shkollën e dy vajzave të gjetura pa jetë

Mëngjesi ka qenë i trishtueshëm këtë të martë në shkollën 9 vjeçare “Ndre Mjeda” në Shkodër.

Me lule në duar e dhimbje në shpirt, nxënësit i janë drejtuar sot shkollës për të kujtuar dy bashkëmoshataret e tyre që humbën jetën tragjikisht pasi nëna Alma Arrazi dyshohet se u vetë mbyt në lumin Bunë bashkë me 3 fëmijët.

Një prej bankave të klasës së dytë është bosh. Aty duhej të ishin ulur dy vajzat, Ergesa 9 vjeçe dhe Gresa 8 vjeçe. Mësuesit i përshkruajnë si dy nxënëset shembullore që rrezatonin vetëm mirësi.

Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Prindërit nuk kanë fjalë të flasin për këtë tragjedi, pasi dhimbja është e madhe për të gjithë.

“Është një fatkeqësi, s’kam fjalë. Gjëra të tilla mos me ndodh kurrë. Shumë e dhimbshme, ngushëllime familjarëve. Jam pa fjalë”, shprehen prindërit.

Dy vajzat humbën jetën tragjikisht, pasi nëna e tyre u vetë hodh në lumin Bunë të Shkodrës bashkë me 3 fëmijët më 2 maj. Deri më tani janë gjetur trupat e dy vajzave, më e madhja u përcoll dje në banesën e fundit.

Kërkimet vijojnë në lumin Buna për trupin e nënës Alma Arrazi dhe djalit 3 vjeç. Nëna Arrazi e mori vendimin ekstrem pas dhunës psikologjike dhe tradhtisë nga i shoqi, Erdys Arrazi i cili tashmë është vënë në pranga.