Fjalë Kyçe

Durmishi: Isha i ftuar si i dyshuar, sqarova pastërtinë e plotë në këtë proces

Durmishi: Isha i ftuar si i dyshuar, sqarova pastërtinë e plotë në këtë proces

Zëvendësministri në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Hysen Durmishi pas intervistimit në Prokurorinë Speciale për tenderin e rrugës Prishtinë-Podujevë ka thënë para gazetarëve ka thënë se ka qenë i ftuar si i dyshuar.

Durmishi theksoi se kjo fazë është fillestari dhe se ka sqaruar pyetjet e prokurorit për të dëshmuar siç tha ai se procesi për rrugën Prishtin-Podujevë ka qenë i rregullt.

“Unë sot iu përgjigja ftesës së Prokurorisë Speciale, isha i ftuar në cilësinë e të dyshuarit për rastin e projektit të ndërtimit të rrugës Prishtinë-Podujevë. Kryesisht, kjo fazë është fillestare dhe pyetjet e prokurorit ishin pyetje sqaruese të cilat unë i sqarova pothuajse të gjitha pyetjet qtë cilat i kishte prokurori për ta dëshmuar se procesi për rrugën Prishtinë-Podujevë ka qenë një proces i rregullt dhe se atje punimet po zhvillohen me dinamikën të cilën e kemi planifikuar dhe në një far mënyre sqarova edhe para prokurorit pastërtinë e plotë timen në gjithë këtë proces”, tha zëvendësministri Durmishi.

Durmishi tha se kallëzimi penal i bërë nga një operator ekonomik në kohën kur dhe janë nënshkruar konatrata është e pabazuar, derisa shtoi se punimet do të vazhdojnë dhe pritet që brenda vitit të përfundojnë.

“Bëhet fjalë për një kallëzim penal që e ka bërë një operataor ekonomik ankues në kohën kur janë nënshkruar këto kontrata, e cila është totalisht e pabazuar. Prandaj thjesht ishin disa sqarime të prokurorit të cilat ai i mori dhe tash po presim se çka do të ndodhë”, tha tutje Durmishi.

“Punimet do të vazhdojnë dhe do të përfundojnë gjatë këtij viti”, shtoi zëvendëministri Durmishi.