Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler ka uruar Gordana Siljanovska Davkovën për suksesin në zgjedhjet presidenciale.
Aggeler thotë se është historike që për herë të parë një grua bëhet presidente e Maqedonisë së Veriut.
“Urimet e mia të përzemërta për Gordana Siljanovska-Davkovën për zgjedhjen e saj historike si presidentja e parë grua e Maqedonisë së Veriut. Urime edhe për të gjithë ata qytetarë që ushtruan të drejtën e votës dje në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.
Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin synimet tuaja për sigurinë, prosperitetin dhe integrimin e plotë euroatlantik të këtij vendi”, ka shkruar Aggeler.