Policia në Gjilan përmes fotove që kanë dërguar qytetarët ku shihen shoferë duke thyer rregullat në trafik, ka hasur në ta dhe u ka shqiptuar gjobë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Njëri autobus dhe tjetri kombi për transport të mallrave, të dy kanë bërë tejkalim në vijë të plotë në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë, e ndaj tyre është shqiptuar gjobë me nga 200 euro, dy pikë nmegative si dhe u është marrë leja për tre muaj.
Komunikata e plotë:
Tejkalojnë në vijë të plotë, dy kundërvajtësve të mjeteve të rënda u merren patentë shoferi për tre muaj
Gjilan, 13 maj 2024 Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, falë bashkëpunimit me mediat dhe qytetarë të cilët në E-mail adresën zyrtare të Policisë së Kosovës kanë dërguar dy foto në të cilat kjartë shihen vozitës njëri ishte duke drejtuar Autobusin e tjetri një mjet transporti mallrash, ku që të dy kanë tejkaluar në vijë të plotë në aksin rrugor Gjilan –Prishtinë ma saktë në fshatin Llabjan, me të cilin veprim kanë rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe kanë rënë ndeshë me rregullat e trafikut.
Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikoj kundërvajtësit ndaj të cilëve sipas nenit 70 konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor 08/L-186 paragrafi 3 janë shqiptuar gjobën në vlerë prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative dhe konfiskuar patentë shoferin me masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001.