Fjalë Kyçe

MPJD-ja ia refuzon kërkesën Porfirijes për të vizituar Patriarkanën e Pejës

MPJD-ja ia refuzon kërkesën Porfirijes për të vizituar Patriarkanën e Pejës

Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se ka refuzuar kërkesën e patriarkut tё Kishёs Ortodokse Serbe, Porfirie, për të vizituar Patriarkanën e Pejës gjatë ditës së sotme.

Përmes një postimi në Facebook, MPJD-ja ka thënë derisa Serbia vazhdon të shkelë Marrëveshjen e Brukselit, nuk do të lejohen vizitat.

“Përderisa Serbia vazhdon të shkelë marrëveshjen e Brukselit, të mos lejojë vizitat e zyrtarëve tanë shtetërorë në Serbi dhe për më tepër të mos ndalet me fushata kundër Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, si në proceset integruese ashtu edhe ato të njohjes, të vazhdojë të përdorë gjuhë të urrejtjes dhe kërcënime kundër Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të saj, nuk do të lejohen vizitat as nga ana jonë”, thuhet në njoftim.

MPJD-ja ka kërkuar nga shteti fqinj që të zbatojë marrëveshjen bazike dhe të veprojë me reciprocitet në raport me Kosovën dhe vizitat e ndërsjella.

“Ashtu siç dihet, Serbia ka krijuar grup ministror për ta shkelur marrëveshjen bazike dhe për të penguar anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës dhe përderisa vazhdon me këtë qasje dhe luftë me çdo mjet kundër Kosovës nuk do këtë aprovim te vizitave të tilla. Ne inkurajojmë Serbinë që të zbatojë marrëveshjen bazike dhe të veprojë me reciprocitet në raport me Kosovën dhe vizitat e ndërsjella”, thuhet tutje në njoftim.