Ka nisur takimi mes kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur i pari në objektin e Qeverisë, ndërsa më pas ka arritur kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi me bashkëpunëtorë.
Krasniqi është i vetmi prej liderëve të partive opozitare që pranoi ftesën për darkë me kryeministrin Albin Kurti, i cili ftoi të tre krerët e partive opozitare në një takim “për të shqyrtuar mundësitë e reja rreth përmbushjes së agjendës së mbetur legislative për sesionin pranveror”, siç thuhet në ftesë.
Pjesë e takimit janë edhe deputetja, Mimoza Kusari Lila si dhe deputeti nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri.
Kurti ka bërë të ditur se në këtë takim synohet të diskutohet agjenda legjislative, ndërsa përfaqësuesi i PDK-së, Krasniqi, ka përmendur se do të diskutohet edhe caktimi i datës së zgjedhjeve.