Një person është arrestuar të mërkurën në Ferizaj nën dyshimin se ka vjedhur një motoçikletë para katër ditësh.
Policia ka njoftuar se i dyshuari me inicialet H.B., është 36-vjeçar dhe përveç vjedhjes së motoçikletës, nga muaji mars i këtij viti ka kryer edhe 12 vjedhje të tjera nëpër disa rrugë të Ferizajt.
“Kryesisht kishte vjedhur goma dhe bandazhe të rrotave për makina”, thuhet në njoftimin e Policisë.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, në prani të avokatit mbrojtës ka pranuar se i ka kryer vjedhjet.
Me vendim të prokurorit të rastit është dërguar në mbajtje për 48 orë.