Fjalë Kyçe

Haziri: Për shpërndarjen e Kuvendit, do të votojë edhe LDK-ja

Haziri: Për shpërndarjen e Kuvendit, do të votojë edhe LDK-ja

Ditëve të fundit janë shtuar zërat për shkuarje në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Vetëvendosje dhe PDK tashmë janë pajtuar për shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.

Nga ana tjetër, LDK po insiston në dorëheqjen e qeverisë Kurti dhe shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme, raporton gazeta10.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në emisionin “Politiko’ ka thënë se për shpërbërje të Kuvendit, do të votonte edhe partia e tij.

“Për shpërndarje të Kuvendit, VV-ja i ka votat edhe nga LDK-ja”, ka thënë Haziri.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri e ka quajtur të papritur ftesën e kryeministrit Kurti për takim në darkë pune më partitë opozitare.

Sipas tij, për tri vjet Albin Kurti nuk e ka ftuar në takim opozitën për asnjë çështje.

“Ai ka ftuar takim për agjendë legjislative. Ftesa ka qenë e përcaktuar edhe me emër të përveçëm, janë ftuar kryetari i partisë dhe shefi i grupit parlamentar dhe në momentin që caktohet formati dhe çështja që duhet të bisedohet, e kemi kuptuar se nuk bëhet fjalë vetë për agjendën legjislative, por për diçka tjetër”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, Albin Kurti ka agjendë të fshehur.