Sot janë bërë 25 vjet nga zhdukja e veprimtarit të Lëvizjes Kombëtare, Ukshin Hoti.
Ai për aktivitetin e tij atdhetar ishte arrestuar disa herë nga regjimi serb i Titos dhe i Millosheviqit.
Hoti për herën e fundit u arrestua në vitin 1994 nga policia serbe me akuzën e ushtrimit të veprimtarisë armiqësore kundër Jugosllavisë dhe pjesëmarrjen e tij në lëvizjen për Republikën e Kosovës, me ç’rast ishte dënuar me pesë vjet burgim.
Ukshin Hoti, u lind më 17 qershor 1943 në Krushë të Madhe të Rahovecit. Ishte profesor, shkrimtar, filozof, intelektual, atdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare gjatë viteve 1981-1999.
Veprimtari i njohur u zhduk më 16 maj 1999-të.