Fjalë Kyçe

Limaj për Qeverinë Kurti: Ka bërë vetëm harrnim të projekteve të qeverive të kaluara që i kritikonte

Limaj për Qeverinë Kurti: Ka bërë vetëm harrnim të projekteve të qeverive të kaluara që i kritikonte

Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, për tri vite qeverisje ka bërë harrnim të projekteve të pa përfunduara të qeverive te kaluara, kështu ka vlerësuar kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Sipas tij, gjatë kësaj qeverisje as një sektor i vendit nuk ka pasur përmirësime dhe se kjo qeveri ka shpërndarë para “si me postë” për familjet në nevojë duke mos pasur ndikim në përmirësim të gjendjes.

Ai ka thënë se qeveria deri tani me këtë qasje ka bërë administrimi të mirëmbajtjes së varfërisë.

“Me atë që kam parë unë nuk ka as një gjë që ka lëvizur, përveç harrimit të projekteve të mbetura që dikur ata i kanë sharë. Ma thuani një projekt, ma thuani në një sektor që ka përmirësime, ma thuani vetëm një sektor që ka ecur Kosova, që është shtuar dinamika. Krejt çka ka bërë kjo qeveri është do para që janë mbledhur janë shpërndarë si me postë, kategorive, familjeve që janë në gjendje të rëndë. Në një farë mënyre qeveria jonë është kthyer në një lloj zyre kontabiliteti të shpërndarjeve të parave, e ata qe e dinë çka është ekonomia e tregut, para ka vlerë kur dyfishohet, ajo dyfishohet kur investohet. Kur ata që i marrin e din ku i investojnë. Kjo çka ka ndodh ne fatkeqësisht deri me tani kemi një lloj administrimi të mirëmbajtjes së varfërisë dhe asgjë më tepër”, ka thënë ai.

Limaj është shprehur gjendja ekonomike në vend është alarmante dhe nuk ka klimë për zhvillimit të biznesit, sipas tij, kjo për faktin se qeveria nuk ka marr as një vendim që t’i shërbej bizneseve.

Ai ka thënë se vendi gjendet në këtë gjendje për faktin se qeveria e vendit dyshon edhe në vetë ekzistencën e shtetit të tyre.

“As një herë nuk ka qenë gjendja ekonomike me e keqe në Kosovë. As një herë biznesi i Kosovës nuk ka qenë klimë më të pa përshtatshme për biznesin. Biznesi i Kosovës po largohet nga Kosova, me shumicë firmat serioze janë duke u larguar e investuar në vende e rajone e përtej rajonit, me qindra miliona dollar e euro janë duke u larguar nga Kosova. Kjo është gjendje alarmante sepse nuk ka klimë të biznesit në Kosovë. Klima e biznesit t në Kosovë është kur ka dinamik, kur qeveria ka dinamik, kur investon, kur hap projekte, kur hap punë, kur merr vendime të rëndësishme. Ma thoni një vendim që i ka shërbyer biznesit të Kosovës deri më sot nga kjo qeveri. Kjo qeveri është sikur çdo sektor tjetër, çdo gjë këta shtetin e shohin me dyshim. Vetë ekzistencën e shtetit, këta bashkëpunëtorin e shohin me dyshim. Paranojë në biznes, paranojë në administratë, paranojë në polici, paranojë në shëndetësi, paranojë te arsimit, paranojë të sindikata, këta janë paranoikë në çdo gjë. Në fakt këta dyshojnë në vetë shtetin e tyre”, ka thënë ai.

Kryetari i Nismës ka shprehur shqetësimin edhe me largimin e fuqisë punëtorë nga vendi, sipas tij, nëse vazhdon situata e njëjtë do të ndalet tërësisht zhvillimi ekonomik.

“Shumë këto janë pasoj afat gjatë, jo vetëm që do të mbesim pa fuqi punëtore po mungesa e fuqisë punëtore praktikisht këtu ta ndal zhvillimin ekonomik. Sot djem dhe vajzat tona të reja shkojnë e kontribuojnë në fonde pensionale në vendet e rajonit, në zhvillimin e vendeve të rajonit. Ky vend kështu nëse vazhdon po tkurret, tkurret ekonomia, zbehet dinamika e zhvillimit, dalëngadalë tkurret edhe mirëqenia jonë sociale. Pa fuqi punëtore nuk ka dinamikë, nuk ka zhvillim, nuk ka mundësi të reja edhe kjo është një nga ato që janë duke i ndodhur kësaj qeveria e cila as një masë preventive nuk ka marr, nuk e ka si shqetësim të asaj që po ndodh. Po ti pyesësh ata thonë ma mirë jemi tash se sa kemi qenë përpara. Dilni nëpër fshatra e qytetet të Kosovës e shihni çfarë është gjendja, me i pyet ata, ata flasin si në kohën e Enver Hoxhës, flasin shifra krejt në shpërputhje me realitetin edhe kjo tregon qasjen e tyre ndaj gjendjes e problemeve të cilat ballafaqohen sot vendi, janë indiferent për më tepër paraqesin pasqyrë të rrejshme të gjithë asaj që po ndodh në Kosovë”, ka thënë ai. /eo/