Fjalë Kyçe

Rrihen mes vete tre familjarë në Shtime, bëhen për spital

Rrihen mes vete tre familjarë në Shtime, bëhen për spital

Tre persona kanë pësuar lëndime, si pasojë e rrahjes mes vete.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “12 Qershori” në Shtime, dhe mësohet se ata që u rrahën ishin familjarë në mes vete.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Si pasojë e lëndimeve, tre familjarët për tretman mjekësor janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Rreth orës 19:33, policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informate për një rrahje në rrugen “12 Qershori” ne Shtime. “Patrullat e policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë mësuar se tre persona anëtarë të familjes, dyshohet për dhunë në familje, kanë pësuar lëndime trupore dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, ka thënë Veseli.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurorit i shtetit dhe rasti po hetohet.