Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka bërë thirrje që opozita të bashkohet për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Tahiri në konferencën për media tha se tashmë është afati i fundit që të procedohet mocioni për shpërbërjen e Kuvendit, transmeton Telegrafi.
“Jemi në afatet e fundit kur duhet të procedohet me mocionin për shpërbërje të Kuvendit. Fatkeqësisht ende nuk kemi një situatë kur kemi dakordim që vendi të shkojë në zgjedhje. PDK nuk ka votuar asnjë marrëveshje ndërkombëtare, vendi ynë duhet t’i drejtohet kutive të votimit dhe shtatori ta gjejë vendin me qeveri të re”, theksoi Tahiri.
Ai tutje tha se janë në komunikim me të gjitha palët derisa shtoi se dëmet që po u shkaktohen qytetarëve të Kosovës janë për shkak të Qeverisë Kurti.
“Ta finalizojmë një seancë që të mbahet javën tjetër. 30 maji është data e fundit për shpërbërje të Kuvendit”, potencoi ai.
Në konferencë, Tahiri tha se në fund të qershorit duhet mbajtur zgjedhjet e parakohshme