Më shumë se një mijë persona janë të dyshuar për krime lufte në Kosovë.
Në një diskutim nga shoqëria civile u tha se, edhe pse Tribunali i Hagës është i jashtëzakonshëm, ai ka konfirmuar vetëm një pjesë të personave të dyshuar.
Mbi një mijë njerëz të dyshuar se kanë bërë krime në luftën e fundit në Kosovë, vazhdojnë të mbesin të dyshuar.
Në një tryezë ku u diskutua “Procedimi i krimeve të luftës: bashkëpunimi rajonal”, themeluesja e Fondit për të Drejtat Humanitare, Natasha Kandiq, tha se Tribunali i Hagës e ka kryer vetëm një pjesë nga i gjithë procesi, raporton KTV.
Prokurorja e Prokurorisë Speciale, Drita Hajdari, ka thënë se shumica nga këta të dyshuar janë jashtë Kosovës.
Përfaqësuesi i ambasadës britanike, Sam Paice, ka thënë se rruga e vetme është pajtimi dhe ndërtimi i urave të bashkëpunimit mes popujve që jetojnë në këtë rajon.
“Kosova ka shprehur gatishmëri për Gjykatën Speciale dhe e ka dëshmuar se nuk ka frikë nga kjo gjykatë. Megjithatë, nuk mund të presim rezultate kur të gjithë e dimë se vetëm një prokuror merret me krimet e luftës. Presim që zotimet e krerëve të shtetit që janë dhënë në Samitin e Ballkanit Perëndimor, rreth këtyre temave, të zbatohen”.
Gjatë ditës, një grup i shoqërisë civile ka dorëzuar kallëzime penale dhe dosje sekrete serbe, fotografi të të dyshuarve serbë për krime lufte, fotografi të masakrave mbi shqiptarët e komunës së Gjakovës dhe mbi 700 emra të identifikuar të dyshimtë në vrasje, djegie e përdhunime.