Një person është arrestuar në Fushë-Kosovë pasi që nga janari ka denoncuar rrejshëm në Polici një person tjetër.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“I dyshuari mashkull kosovar përmes telefonit dhe aplikacionit ‘Lajmëro Policinë’ ka denoncuar rrejshëm 17 herë viktimë mashkull kosovar, kinse ky i fundit ka kryer vepra penale. I dyshuari është arrestuar, i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Rasti është nën hetime.