Një zyrtar i kadastrit të një komune është ndaluar për 48 orë mbi dyshimet për ndërhyrje në sistem për të ndryshuar kufijtë kadastral të një parcele toke.
Policia e Kosovës ka ndaluar ka pranuar informata lidhur me rastin se person/a zyrtar nga zyra kadastrale e një komune kanë ndërhyrë në sistem, duke ndryshuar kufijtë kadastral të një parcele tokësore, pronë e ankuesit, në favor të një pale të tretë duke ja mundësuar parcelës së tij qasjen në një rrugë publike në mënyrë të kundërligjshme.
“Ketë veprim i njëjti dyshohet se e kryen përkundër faktit që kjo parcelë tokësore kishte masë të përkohshme të vendosur nga Gjykata themelore e Prishtinës, dhe me këtë dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ përcaktuar sipas kodit penal të RKS-së”, ka njoftuar PK-ja.
Të martën, 28 maj, i dyshuari është marrë për intervistim, i cili në prezencë të avokatit të tij mbrojtës është mbrojtur në heshtje.