Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar edhe tre pjesëtarë të familjes Likaj, të dyshuar për vrasje në tentativë.
Bëhet fjalë për rastin që kishte ndodhur më 22 maj në Prizren. Policia gjatë ditës së djeshme kishte njoftuar po ashtu për arrestimin e një personi të përfshirë në këtë rast.
“Raport shtesë: VRASJE NË TENTATIVË
Kurti përfshihet edhe në fushatën zgjedhore në Luginë, sot merr pjesë në tubimin mbështetës për Ardita Sinanin e Ragmi Mustafin
Prizren / 22.05.2024 – 19:26. Lidhur me rastin, më 28.05.2024 janë arrestuar tre të dyshuarit meshkuj kosovarë dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës.
Gjatë ditës hënë. policia përmes një komunikate bëri të ditur se është në kërkim të gjashtë personave nga Prizreni. Ata po kërkohen për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Lëndim I rëndë trupor”, :Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” dhe” Pjesëmarrje në rrahje ” e cila ka ndodhë me 22.05.2024 në fshatin Krajk/Gjonaj të Prizrenit.