Fjalë Kyçe

Osmani takim me presidentin e El Salvadorit: Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim

Osmani takim me presidentin e El Salvadorit: Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim

Osmani në takimin e zhvilluar me presidentin Nayib Bukele, bën të ditur se kanë diskutuar për sundim të ligjit, prosperitet ekonomik dhe zgjerim të aleancave, transmeton Telegrafi.

“El Salvadori vazhdimisht ka qenë një partner përkrahës për Kosovën. Në takimin bilateral me Presidentin Nayib Bukele, sundimi i ligjit, prosperiteti ekonomik dhe zgjerimi i aleancave ishin në qendër të diskutimeve”, shkruan presidentja në postimin e bërë në Facebook.

Tutje, ajo ka shkruar se Kosova dhe El Salvador kanë potencial të madh për bashkëpunim.

“Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim, prandaj kjo vizitë përbën një hap të rëndësishëm drejt realizimit të këtij potenciali”, thekson presidentja.

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të mandatit të dytë të Presidentit të El Salvadorit, Nayib Bukele.

Kjo është edhe arsyeja kryesore e vizitës së Presidentes Osmani në El Salvador, e cila u ftua nga Presidenti Bukele.