Fjalë Kyçe

Aksident trafiku në Fushë-Kosovë, dëmtohen dy vetura e krijohen kolona

Aksident trafiku në Fushë-Kosovë, dëmtohen dy vetura e krijohen kolona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në Fushë-Kosovë.
Të përfshirë në këtë aksident janë dy vetura.

Nuk dihet ende nëse si shkak i këtij aksidenti ka persona të lënduar, por që dëmet materiale si pasojë e përplasjes janë të mëdha.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur tanimë edhe njësitet policore.

Si shkak i këtij aksidenti janë shkaktuar edhe kolona mjaftë të gjata.