Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka mbajtur takim me Policinë e Kosovës për tu koordinuar në lidhje me kamerat e sigurisë në kryeqytet.
Rama përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo do të rritë sigurinë e përgjithshme në Prishtinë.
“Koordinim i ngushtë me Kosovo Police për funksionalizimin e kamerave të sigurisë në kryeqytet. Ky projekt do të rritë sigurinë e përgjithshme në Prishtinë, duke respektuar maksimalisht privatësinë e qytetarëve tanë”, ka shkruar Rama.