Pas një mosmarrëveshje që kishin pasur, dy persona dyshohet se e kanë sulmuar një tjetër në Skenderaj, shkruan Reporteri.net.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme, dhe dy të dyshuarit fillimisht janë arrestuar, ku më pas njëri është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje.
Njoftimi:
VRASJE NË TENTATIVË
Skenderaj /04.06.2024-10:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje verbale që kishin pasur me viktimën mashkull kosovar, dyshohet se e kishin sulmuar fizikisht atë duke e goditur me thikë. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK. Me vendim të prokurorit njëri i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari i dytë është dërguar në mbajtje.