Fjalë Kyçe

Ekspertët e sigurisë tregojnë se sa paguhen spiunët e Serbisë në Kosovë

Ekspertët e sigurisë tregojnë se sa paguhen spiunët e Serbisë në Kosovë

Lidhur me përfshirjen e këtyre dy kosovarëve, dhe mënyrën se si e sa paguheshin, kanë folur ekspertët e sigurisë, Bedri Elezi dhe Jeton Halimi.
Halili tha se të arrestuarit kanë mundur të komunikojnë me numër të Serbisë, sipas tij këta numra nuk mund të zbulohen, tha ai në Klan Kosova.

“Unë po dyshoj se këta kanë komunikuar me numër të Serbisë, e kjo është diçka tjetër sepse Serbia nuk t’i jep thirrjet dhe nuk mundet të zbulohet. Këta kanë punuar që sa vite, dhe janë nën çadrën e BIA-s, e ke rastin e Bllacës, mos qofshin këta më të fortë se Bllaca. Është kjo tradhti kombëtare”, u shpreh Halimi.

E nga ana tjetër, Elezi tha se agjentët e BIA-s në Kosovë mund të paguhen nga 700 euro e më lartë.

“Unë nuk mund të them me saktësi vlerën e pagesave, por e di që bashkëpunëtorët e shërbimeve sekrete serbe në Kosovë, paguhen nga një pagë minimale që fillon nga 700 euro, dhe tutje varet nga pozita të cilën ata e udhëheqin”, tha Elezi.

Ndërsa sot, eksperti i sigurisë Bedri Elezi deklaroi se Vjosa Osmani, Besnik Bislimi dhe Mimoza Kusari – Lila kanë intervenuar që agjentë të BIA-s të largohen nga sulmi i Banjskës.

“Presidentja VJOSA OSMANI, dyshohet se ka negociuar lejimin e largimit të anëtarëve BIA-së në rastin e BANJSKA”, tha Elezi.

Ndërsa zëdhënësi për media në Presidencë, Bekim Kupina ka thënë se deklaratat e Elezit janë vetëm shpifje dhe Presidenca do të përgatisë padi.

“Presidentja Osmani nuk ka negociuar për lirim të agjentëve të BIA-s, ndaj kjo është gënjeshtër e pastër e individit Bedri Elezi, për ç’gjë Presidentja menjëherë do të përgatisë padi. Ky deklarim i pa vërtetë dhe skandaloz, përbën shpifje të rëndë. Deklarime të tilla, cenojnë jo vetëm kredibilitetin e shtetit, por edhe sigurinë kombëtare”, tha Kupina. /