Fjalë Kyçe

Gjini: Serbia kurrë nuk ka dashur Asociacion, kurrë

Gjini: Serbia kurrë nuk ka dashur Asociacion, kurrë

Nënkryetari AAK-së, Ardian Gjini, tha se Serbia nuk e ka dashur kurrë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por e ka kërkuar në mënyrë që të mos e bëjë Kosova.

“Të jem i qartë, edhe qeveritë tjera kanë faj, por jo kaq. Është dashur të bëhet herët, se e kishim bërë krejtësisht ndryshe”, deklaroi Gjini, në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

Tutje ai shtoi se Serbia nuk do asnjë marrëveshje me Kosovën dhe se po të mos ia dridhte dorën Amerika dhe BE-ja, kurrë nuk do të ishte ulur me ne në tavolinë.

Gjini ka thënë që Kosova ia ka humbur një mandat presidentit amerikan, demokratit Joe Biden, duke mos arritur ta shfrytëzojë katërvjeçarin e tij në pushtet për të mirën e saj.

“Gabimi ynë është, pse bre vëllla ia kemi humbë vetes një mandat të Joe Bidenit, ne? Qysh ia humbëm vetes ne një mandat të atij?”, ka thënë Gjini.

“Praktikisht, insistimi i Bashkësisë Ndërkombëtare për me mbërri marëveshje me Serbinë ka qenë për hir të Kosovës, dhe jo për hir të Serbisë, se Serbia nuk po do marrëveshje. Ata gati i kanë detyru me ba marrëveshje, të njëjtën kohë kur ata janë detyru me ba marrëveshje, Kosova ia ka nisë me ba [leqe]”, ka thënë Gjini.