Fjalë Kyçe

Me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 31 gradë Celsius

Me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 31 gradë Celsius

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të nivelit të mesëm të Troposferës, të cilat vende -vende mund të sjellin riga shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27 dhe 31 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1 deri në 4m/s.