Fjalë Kyçe

Arrestohet një person në Prishtinë, përmes telefonit kanosi një grua

Arrestohet një person në Prishtinë, përmes telefonit kanosi një grua

Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se përmes telefonit ka kanosur një grua.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se përmes telefonit e kishte kanosur viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.