Fjalë Kyçe

Nxënësit nga Kosova shkëlqejnë në ShBA, fitojnë gjashtë medalje të arta

Nxënësit nga Kosova shkëlqejnë në ShBA, fitojnë gjashtë medalje të arta

Nxënësit nga Kosova shkëlqejnë në ShBA, fitojnë gjashtë medalje të arta

Nxënësit nga Kosova kanë shkëlqyer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në 25 vjetorin e çlirimit.

Ata kanë arritur t’i fitojnë gjashtë medalja të arta dhe shumë të argjendtë dhe bronztë, në garat e zhvilluara në matematikë, shkencë dhe robotikë.

Garat “Neo Science Olympic” në New Jersey Institute of Technology.

Lajmi u bë i ditur nga Konsulli i Përgjitshëm në New York, Blerim Reka.

“Në pritjen e sotme për nxënësit, arsimtarët dhe prindërit, në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork. Fëmijët e lindur në liri, na bënë krenarë në ditën e çlirimit të Kosovës”, shkroi Reka në një postim transmeton Klankosova.tv

Këta janë nxënësit që i fituan garat:

Gerti Kida, klasa 10 -vendi i parë nivel botëror-KODIM(Medalje e artë)

Vesa Xhymshiti – klasa e gjashtë, vendi i parë në MATEMATIKË ( Medalje e artë)

Jeton Sylejmani, klasa e pestë, vendi i dytë në MATEMATIKË dhe SHKENCË( Medalje e artë)

Harun Hondozi, klasa e katërt, vendi i parë në SHKENCË dhe vendi i dytë në MATEMATIKË(Medalje e artë)

Lum Rrahmani, klasa e katërt, vendi i parë AI Challenge vendi i dytë SHKENCË dhe vendi i tretë në MATEMATIKË( Medalje e artë)

Molos Gashi, klasa e tretë, vendi i parë në MATEMATIKË dhe vendi i tretë në SHKENCË. (Medalje e artë)

Me medalje u shpërblyen këta nxënës:

Lum Paçarada, klasa e shtatë- medalje e artë në SHKENCË

Lorik Begunca, klasa e pestë – medalje e artë në MATEMATIKË

Gjin Rrahmani, klasa e tetë -medalje e artë në SHKENCË

Blin Berisha, klasa e tetë- medalje e artë në SHKENCË.