Fjalë Kyçe

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e dy të dyshuarve për vjedhje grabitqare

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e dy të dyshuarve për vjedhje grabitqare

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e dy personave të dyshuar për një rast të vjedhjes grabitqare.

“Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, vjedhje grabitqare, që ka ndodhur me datën 05.02.2024, në Prishtinë. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendndodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në kërkesën e Policisë.

Në kërkesë janë shpërndarë edhe fotografitë e të dyshuarve.