Policia e Kosovës ka konfiskuar sasi të konsiderueshme armësh gjatë operacionit të sotëm në veri, në të cilin ka kontrolluar dy lokacione, njëri në pronësi të Marjan Radojeviqit e tjetri të Zarko Cvetkoviqit.
Radojeviq e Cvetkoviq janë në listën e të kërkuarve për sulmin në Banjskë më 24 shtator, në të cilin mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
Sipas njoftimit të Policisë, njëri lokacion nga ku u konfiskuan armët ishte afër vendit të njohur si “Tre Rokaqiejt” i lidhur me Radojeviqin, ndërsa tjetri në rrugën “Qeta e Minatorëve” i lidhur me Cvetkoviqin.
Armët e konfiskuara:
Lokacioni 1:
•3 Arme te gjata AK-47
•4 Karikatore me 60 fisheke
•1 keher me 11 Fishek
•1 kellef revole
•1 cante ushtrake
Lokacioni 2:
•1 rrip brezi me 25 fishek per arme gjuetie.
•23 fishek per arme gjuetie
•Pistolete TT me 1 karikatore me 8 fishek
•3 karikator me nga 8 fishek
•2 karikator ne fotrolle
•28 fishek per arme te gjate
•10 kreher me fishek te armës se gjate (99 fishek)
•1 kuti me fishek 7×62
•4 pastruese te armës
•Kuti me lende te dyshimte
Lokacioni 3:
•Arme e gjate me bajonete
•1 pistolete me 2 karikatore me nga 8 fishek 7×62 dhe 1 fotroll.
•Cante e zeze me pajisje per pastrim te armës
•2 kutia me nga 50 fishek 7×62
•3 karikatore me fotrolla me nga 8 fishek
•Arme e gjate gjuetie me cante.
Lokacioni 4:
•Iriq metalik
•Jelek i brendshëm Antiplumb
•30 cope mjet i dyshuari Eksploziv TM 100
•1 Uniforme
•Cante e zeze me pajisje te ndihmës se pare
•Adapter per Radiolidhje
Policia bastis dy vende në veri, gjen armë
(17:49) – Policia e Kosovës të premten është duke zhvilluar operacion në veri, ku ka bastisur dy vende dhe ka gjetur armë.
Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, ka thënë se nuk mund të japë detaje të tjera pasi “bastisja ende s’ka përfunduar”.
Ai ka konfirmuar gjetjen e armëve, megjithatë për sasinë ka thënë se do të ketë njoftim të mëvonshëm.
Policia ka paralajmëruar konferencë për media nga ora 19:30, në të cilën do të paraqitet sasia e armatimit e konfiskuar në këtë aksion.
Policia pati aksion edhe të enjten në veri. Në fshatin Uglarë të Zubin-Potokut kapi granata dore e armë të gjata. Një person u arrestua.