Moti gjatë javës së ardhshme nga 17 deri më 21 qershor parashikohet të jetë i nxehtë, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Temperatura maksimale pritet të mbërrijë 35 gradë celsius të enjten më 20.06.2024. ndërsa minimalja 10 gradë celsius të martën më 18.06.2024.
Përveç motit me diell, gjatë javës do të ketë herë pas here edhe vranësira dhe do të fryjë erë me shpejtësi nga 1 deri në 4 metra në sekondë.
“Rekomandohet që në intervalin kohorë 10-16h mundësisht të mos ju ekspozoheni rrezeve direkte të diellit, sepse ky mot është i papërshtatshëm për një shtresë të popullatës me sëmundje kronike. Të bartim masa mbrojtëse, syze dielli, rroba me ngjyra të lehta, kapelë ose ombrellë” – ka thënë IHMK.