Ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha, në një intervistë për KALLXO.com ka thënë që nuk ndien përgjegjësi për dështimin e liberalizimit të vizave për Kosovën pasi, sipas saj, fajtori për këtë dështim është vet Bashkimi Europian që, siç shprehet ajo, nuk është duke e mbajtur fjalën pavarësisht plotësimit të 95 kritereve të kërkuara nga pala kosovare.
Tutje ajo e ka konsideruar se është për keqardhje fakti që tani BE-ja i ka lënë në ‘mjegull’ institucionet e Kosovës për hapat e mëtutjeshëm rreth kësaj çështjeje.
Ministrja Hoxha, gjatë kësaj interviste për KALLXO.com ka treguar edhe për shtetet të cilat kanë qenë kundër liberalizimit të vizave për Kosovën, duke shtuar se hezitimi i këtyre vendeve ka pasur të bëjë me çështjet e brendshme të tyre dhe jo me Kosovën.