Fjalë Kyçe

“Vëllai për vëllain, shqiptari për kroatin”, tifozët shqiptarë e ata kroatë bëjnë tifo bashkë në rrugët e Hamburgut

“Vëllai për vëllain, shqiptari për kroatin”, tifozët shqiptarë e ata kroatë bëjnë tifo bashkë në rrugët e Hamburgut

Sot do të jetë dita e ndeshjes së shumëpritur mes Kroacisë dhe Shqipërisë në Kampionatin Evropian, që fillon në orën 15:00. Të dyja skuadrat do të luftojnë fort për tre pikët vendimtare në këtë fazë të kompeticionit, të cilat do t’i çojnë në pragun e 1/16-tës.

Fanellat kuqezi dhe bardhekuq kanë mbushur rrugët e Hamburgut. Ata pa rivalitet të madh këndojnë bashkë dhe bëjnë tifo kombëtareve, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Ditën e djeshme në një lokal ka tërhequr vëmendjen një shqiptar me një bluzë ku shkruhej “Vëllai për vëllain, Shqiptari për Kroatin”.

Në turin e parë, Kroacia humbi 3:0 nga Spanja, ndërsa shqiptarët u mundën 2:1 nga Italia, ndaj për të dyja kombëtaret kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme në luftën për të kaluar në grup.