Fjalë Kyçe

Arrestohet burri që rrahu brutalisht gruan në Prizren

Arrestohet burri që rrahu brutalisht gruan në Prizren

Policia ka arrestuar të dyshuarin i cili rrahu brutalisht një grua në Prizren.
Pamjet u publikuan në rrjetet sociale, ku shihet një burrë duke e rrahur gruan brutalisht.

Për lajmi.net, e ka konfirmuar lajmin për arrestimin e burrit, zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren, Shaqir Bytyçi.

“Sot me datë 20.06.2024 disa media kanë publikuar një video regjistrim në të cilin shihet sesi një mashkull ushtron dhunë ndaj një femre. Posa është parë video regjistrimi hetuesit e Stacionit Policor të Prizrenit kanë ndërmarr veprime hetimore dhe është identifikuar i dyshuari dhe viktima.

Polcia ka lokalizuar të dy dhe janë shoqëruar për në stacionin policor.

Janë intervsituar të dy nga hetuesit e dhunës në familje, ngase i dyshuari dhe viktima janë janë çift dhe bashkëjetojn.

Policia ka informuar prokurorin e shtetit dhe është vepruar në bazë të udhëzimeve të tij.

Pas intervistimit të dyshuarit në prezencën e avokatit nga prokurori është lëshuar vendim mbi ndalimin për 48 orë për të.

Viktima është njoftuar për të drejtat e saj.”- ka thënë Bytyçi.