Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se ka ndarë mbi gjysmë milion euro për digjitalizimin e shërbimeve të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.
Kurti ka thënë se mbi 700 mijë objekte janë të skanuara në më pak se një muaj në Qendrën e parë të Digjitalizimit në vend.
“Mbi 700 mijë objekte të skanuara në më pak se një muaj në Qendrën e parë të Digjitalizimit në vend dhe më të sofistikuarën në rajon për një arkiv digjital më të pasur të Bibliotekës sonë Kombëtare.
Përmes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit kemi ndarë mbi gjysmë milion euro për digjitalizimin e shërbimeve të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. Për publiken që ecën në hap me kohën”, ka shkruar kryeministri në Facebook.