Fjalë Kyçe

Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit janë raportuar pesë raste të dhunës në familje, ku viktima janë kryesisht gratë të cilat kanë kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës.

Rastet janë regjistruar në rajonin e Prishtinës, saktësisht në Fushë Kosovë dhe Podujevë, si dhe dy raste tjera në Shtime dhe Malishevë.

Katër nga personat e arrestuar, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje si të dyshuar për veprën penale ‘Dhunë në familje’, ndërsa një prej tyre është liruar për t’u hetuar në procedurë të rregullt.

Njoftimet e plota:

FUSHË KOSOVË / 23.06.2024 – 00:00. ËSHTË ARRESTUAR E DYSHUARA FEMËR KOSOVARE PËR SHKAK SE KISHTE USHTRUAR DHUNË FIZIKE NDAJ VIKTIMËS MASHKULL KOSOVAR ME TË CILIN KISHTE QENË DUKE BASHKËJETUAR. VIKTIMA SI PASOJ E DHUNËS KA PRANUAR TRETMAN MJEKËSOR, KURSE E DYSHUARA PAS INTERVISTIMIT ME URDHËR TË PROKURORIT ËSHTË LIRUAR NË PROCEDURË TË RREGULLT. PODUJEVË / 22.06.2024 – 19:00. VIKTIMA FEMËR KOSOVARE KA RAPORTUAR SE BASHKËSHORTI I SAJ, I DYSHUARI MASHKULL KOSOVAR KA USHTRUAR DHUNË FIZIKE NDAJ SAJ E CILA SI PASOJË KA PËSUAR LËNDIME TRUPORE DHE KA PRANUAR TRETMAN MJEKËSOR. I DYSHUARI ËSHTË ARRESTUAR DHE PAS INTERVISTIMIT ME VENDIM TË PROKURORIT ËSHTË DËRGUAR NË MBAJTJE. PODUJEVË 06.2024, 21:30. ËSHTË ARRESTUAR I DYSHUAR MASHKULL KOSOVAR PASI QË I NJËJTI PAS NJË MOSMARRËVESHJE KISHTE SULMUAR FIZIKISHT BASHKËSHORTEN E TIJ VIKTIMËN FEMËR KOSOVARE. VIKTIMA KA PRANUAR TRETMAN MJEKËSOR, NDËRSA I DYSHUARI PAS INTERVISTIMIT ME VENDIM TË PROKURORIT ËSHTË DËRGUAR NË MBAJTJE. SHTIME / 23.06.2024 – 09:00. ËSHTË ARRESTUAR I DYSHUARI MASHKULL KOSOVAR PËR SHKAK SE KISHTE USHTRUAR DHUNË FIZIKE NDAJ VËLLAIT TË TIJ TË MITUR, VIKTIMËS MASHKULL KOSOVAR I CILI SI PASOJË E DHUNËS KISHTE PËSUAR LËNDIME DHE KA PRANUAR TRETMAN MJEKËSOR. I DYSHUARI PAS INTERVISTIMIT ME VENDIM TË PROKURORIT ËSHTË DËRGUAR NË MBAJTJE. MALISHEVË06.2024, NN.ËSHTË ARRESTUAR I DYSHUARI MASHKULL KOSOVAR PASI QË I NJËJTI PAS NJË MOSMARRËVESHJE KISHTE SULMUAR FIZIKISHT BASHKËSHORTEN E TIJ VIKTIMËN FEMËR KOSOVARE. VIKTIMA KA PRANUAR TRETMAN MJEKËSOR, NDËRSA I DYSHUARI PAS INTERVISTIMIT ME VENDIM TË PROKURORIT ËSHTË DËRGUAR NË MBAJTJE.