Fjalë Kyçe

Kurti i shkon në shtëpi akademikut Rexhep Qosja për ditëlindjen e 88-të: Vigan në fjalë e në pendë

Kurti i shkon në shtëpi akademikut Rexhep Qosja për ditëlindjen e 88-të: Vigan në fjalë e në pendë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në ditëlindjen e 88-të i ka shkuar në shtëpi akademikut Rexhep Qosja për ta uruar, shkruan Reporteri.net.

“Rexhep Qosja, 88 vjet të plota të jetuara e të shkrira në qenien prej vigani në fjalë e në pendë. Sot pata nderin të vizitoj shtëpinë e autorit të shquar për ta uruar personalisht për ditëlindjen e tij të 88-të”, shkroi Kurti në Facebook.

Kurti tha se kontributi i tij në letërsinë dhe kulturën shqiptare janë të pashoqe, duke e bërë atë një figurë të dashur në Kosovë dhe më gjerë.

“Nga fillimet e tij të hershme në Vuthaj deri te rolet e tij të rëndësishme në edukim dhe letërsi, udhëtimi i tij ka qenë një burim frymëzimi. Si shkrimtari i parë postmodern shqiptar dhe një kritik letrar i shquar, puna e tij ka pasuruar trashëgiminë tonë kulturore.
Jemi thellësisht mirënjohës për përkushtimin e tij të pandërprerë dhe i urojmë shëndet të mirë dhe jetë të gjatë!”, përfundoi ai.