Dy persona kanë humbur jetën ndërsa tre të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një kafene në pronësi të shqiptarëve në Saint-Gilles të Brukselit.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në orët e para të së enjtes (27.06.2024). Autorët kanë qelluar më kallashnikovë drejt klientëve që ndodheshin në tarracën e kafenesë, duke vrarë kështu dy persona e duke lënë 3 të plagosur, 2 prej të cilëve në gjendje të rëndë. Dy personat e vrarë dyshohet të jenë viktima aksidentale, transmeton Euronews Albania.
Sipas mediave vendase dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të pazareve të drogës. Autorët kanë shkuar me skuter në vendngjarje e dyshohet se kanë pasur si objektiv pronarët e kafenesë të cilët janë shqiptarë.